DEDEKTORI I RRUFEVE NE KOHE REALE

APARATI  BOLTEK STORMTRACKER  INSTALUAR NE FAKULTETIN E INXHINIERISE ELEKTRIKE

 

       PAMJE TE DETEKTORIT STORMTRACKER

   

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

                     

 

          StormTrackeri është nje detektor ne formen e një karte PCI e cila vendoset ne një slot bosh të kompjuterit.Ai është i lidhur me ane të një kablli me një antene e cila do të kapë valet radio që leshon një shkarkim atmosferik. Detektori Shkarkimeve Atmosferike StormTracker është në gjëndje të përcaktojë vendodhjen e shkarkimeve atmosferike brënda një rreze të caktuar prej 1200Km. Antena e këtij detektori është vendosur në taracen e FIE në kordinatat gjeografike: 41.3165°N & 19.8213°E.

            Ky detektor është mjaft i sakte brënda një rrezeje nga qendra prej 500Km. Për distanca më të medha rritet propabiliteti gabimit.Antena përbehet nga dy bobina të kryqezuara me një kënd 90°.Sinjali i kapur nga antena përpunohet nga karta PCI e vendosur në një kompjuter dhe me pas me anë të software-it Nexstorm bëhet paraqitja grafike e shkarkimeve ne një hartë.

            Stormtrackeri ne krahasim me LD-250 është ne gjendje të klasifikoje tipet e shkarkimeve si psh re-tokë,re-re gjithashtu mund të përcaktoje polaritetet e shkarkimeve atmosferike.LD-250 nuk i njeh shkarkimet ndërmjet reve,pozitive apo negative,por ajo të gjitha shkarkimet i klasifikon si re-tokë negative.Ky është një avantazh i Stormtrackerit në krahasim me LD-ne ,duke e bërë të vetmin ndryshim ndermjet dy njesive,ndersa nga aftesia për të interpretuar dhe përpunar sinjalin e marrë nga antena janë identike.