Detektori BOLTEK LD-250 eshte nje detektor shkarkimesh atmosferike i levizshem .Parimi funksionimit te ketij detektori eshte njesoj si ai i StormTrackerit madje dhe antena qe perdorin te dy eshte e njejta.LD-250 ka formen e një kutie të vogël e cila është i lidhur me një antenë për të kapur valet radio që leshon një shkarkim atmosferik.Antena është ne gjendje të gjeje se nga cili drejtim po vjen sinjali, ndërkohe që LD-250 duke marre intensitetin e sinjalit përllogarit distancen nga antena deri të vendi i goditjes.Përpunimi i sinjalit nga software bën që ky detektor të jetë shumë i sakte ne gjetjen e distances dhe shmangien e raportimeve false të goditjeve të rrufese si pasoje e energjise së shpërndare pas një goditje.
Dedektori është në gjëndje të kapë stuhi të tipeve të ndryshme nga ato më të ashprat deri në ato me të dobeta.Ne rast se dedektori kap një shkarkim ai leshon një sinjal akustik për të sinjalizuar njeriun për atë që po ndodh.Me anë të këtij dedektori dhe softit të tij (Nexstorm) jemi në gjendje tëgjejmë numrin e goditjeve në minutë afër pozicionit të antenës ose larg,mund të shohim grafikun e trendit të ndryshimit të stuhise nga ku mund të arrijme ne përfundime nëse stuhia po ashpërsohet ose dobësohet etj.Të dhënat e LD -250 janë ne kohë reale me një vonese të vogël prej disa milisekondash.