Prof. Dr. Nako HOBDARI

Nako Hobdari lindi në vitin 1945 në Tiranë. Në vitin 1963 mbaroi Politeknikumin 7 Nëntori, ndërsa studimet për inxhinier elektrik i përfundoi në vitin 1968, në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës.
Menjëherë pas diplomimit është emëruar asistent pranë Katedrës së Centraleve Elektrike të Fakultetit të Inxhinierisë (sot Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike të Universitetit Politeknik të Tiranës). Fillimisht u aktivizua në grupin e projektimit të HEC Smokthinë dhe më vonë si asistent në lëndën Teknika e Tensioneve të Larta si një ndër disiplinat e rëndësishme të formimit të inxhinierëve elektrikë. Për më shumë se 25 vjet është titullar i kësaj disipline. Gjithashtu është titullar edhe i lëndës Teknika e Sigurimit në Instalimet Elektrike. Në periudha disa vjeçare është aktivizuar edhe në lëndë të tjera të rëndësishme si Pajisje Elektrike, Rrjeti dhe Sistemi Elektrik etj.
Eshtë angazhuar në komisionet për hartimin e planeve mësimore të Inxhinierisë Elektrike dhe programeve të lëndëve si kryetar apo anëtar i tyre.
Si autor dhe bashkëautor ka disa botime tekste universitare dhe për shkollat e mesme si dhe në Manualin e Elektroteknikës.
Kërkimi shkencor është përqëndruar në fushën e materialeve elektrike izoluese për linjat dhe pajisjet e tensionit të lartë, ku ka mbrojtur ne vitin 1984 edhe disertacionin me temë: “Studimi i karakteristikave elektrike të materialeve dielektrike për prodhimin në vend të izolatorëve dhe përcaktimi i formës optimale të izolatorëve të tensionit të lartë”. Në këtë fushë ka kryer disa studime shkencore të përfshira në tema qeveritare, ka shkruar artikuj shkencorë, ka mbajtur referate etj.
Ne vitin 1994 merr titullin Profesor i asocuar dhe me tej titullin Profesor.
Ka kryer disa projekte zbatimi, ndër të cilët spikat projekti i zbatimit të pjesës elektrike të HEC Smokthinë.
Kontributi dhe aktiviteti i tij është shtrirë edhe në procesin mësimor pasuniversitar dhe kualifikimin pasuniversitar. Në këtë drejtim është angazhuar në dhënien e leksioneve, në udhëheqjen e punimeve të doktoranturës dhe mbrojtjes së tyre.
Ka qenë zëvendësdekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike si dhe i Fakultetit te Inxhinierisë Elektrike (1987 – 1991). Për shumë vite është anëtar i Këshillit Shkencor të fakultetit, Kryetar i Keshillit te Diplomimit dhe Pergjegjes i Seksionit te Sistemeve Elektrike te Fuqise.
Gjate gjithe periudhes se aktivitetit te tij mesimor – shkencor ka mbajtur lidhje aktive me probleme te Sistemit Elektroenergjitik Shqiptar me bashkepunime ne studime, referime, oponenca, ekspertiza, eksperimentime ne laborator etj
Ka qenë Kryetar i Këshillit Mbikqyrës të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (1992 – 1995) dhe ne vitet 1996–1997  Drejtor i Përgjithshëm i kësaj koorporate .  Anëtar në disa forume këshillimore qeveritare.
Në periudha dhe afate të ndryshme ka kryer disa kualifikime jashtë shtetit si: Itali, Gjermani, Angli, Greqi, Kore e Veriut.
Aktualisht Prof.Dr. Nako Hobdari është anetar i Senatit te Universitetit Politeknik dhe Përgjegjës i Departamentit të Sistemeve Elektrike të Fuqisë (ish Katedra e Centraleve Elektrike) të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike të Universitetit Politeknik të Tiranës.