Rrjeti i detektimit dhe lokalizimit të shkarkimeve atmosferike Blitzortung.org përbehet
nga shumë stacione detektimi shkarkimesh atmosferike të lidhura me njëra tjetren me ane të internetit
dhe nga një server qëndror.
Ne
filimet e tij ky rrjet formohej nga detektor te tipeve te
ndryshme (Stormtracker, LD-250,etj) dhe nje server qendror i cili
mblidhte keto te dhena dhe i paraqiste ne nje
harte. Qe nga 2007 DSEF ka qene antare e ketij
rrjeti, ne fillim me detektorin LD-250 dhe me vone
me detektorin StormTracker te dy keto te fundit te
firmes BOLTEK. Ne qershor te 2009 ky sherbim u mbyll nga ana e
Blitzortung.org duke hyre ne funksionim rrjeti TOA(Time Of Arrival) .
Ky
sistem i ri detektimi shkarkimesh atmosferike kishte si qellim te tij
ndertimi i një rrjeti me buxhet të ulet për detektimin
dhe lokalizimin e shkarkimeve atmosferike
duke u bazuar ne një numer të madh stacionesh detektimi të cilet
gjenden prane njeri tjetrit afersisht ne distanca nga 50Km ne 250Km.Ky
sherbim do te realizohej me ane te nje detektori te ndertuar nga
Blitzortung ose cdo stacion mund te ndertonte detektorin e tij por
gjithmone sipas instruksioneve te Blitzortung.Ne tetor te 2009
Blitzortung.org i dhuroi DSEF nje detektor shkarkimesh si ai qe
perdoret per rrjetin TOA.Ne kete menyre DSEF eshte nje nga stacionet qe
transmeton te dhenat e saj ne rrjetin Blitzortung.org.Avantazhi kryesor
qe ka te qenit anetar i ketij rrjeti eshte arkiva qe disponon ky sistem
ne te cilen kane te drejte aksesi vetem anetaret e tij.
Cdo
stacion transmeton nepërmjet një softi ne internet drejt serverit
qëndror .Trasmetimi nga softi është programuar që të behet për
intervale shumë të shkurtra ne mënyrë që informacioni që do të
përpunohet nga serveri të jetë sa me i sakte dhe i momentit të
fundit.Informacioni që dergohet tek serveri përmban kohen e sakte dhe
pozicionin gjeografik me kordinata të vendit ku është verifikuar
shkarkimi.Pasi përpunohet nga serveri ne harten e blitzortungut
paraqitet situata e dy oreve të fundit të shkarkimeve atmosferike ne
Europe,ose ne shtete të vecanta si psh.ne Shqipëri.